Pasi ulesh në tryezë, para se gjithash, kujdesu per menyren si e mban trupin. Sado bukur te jetë shtruar dhe servirur tryeza, sado elegante të jene veshur njerëzit e ulur rreth saj, qëndrimet e tyre tê shkujdesura, të shemtuara, do ta prishnin dukshem harmoninë e pamjes së pergjithshme. Ne tryeze duhet te ulesh në mënyre te tille qe te ndihesh komode për te ngrene e per te pirë: jo shume prane tryezes, por dhe të mos largohesh prej saj aq sa te te duhet te perkulesh mbi pjate. Sipas etikes, ne karrige duhet të ulesh ne mënyre të tille qe ta shfrytezosh gati plotesisht ndenjësen, duke u mbeshtetur lehte ne shpinezen e saj. Duhet te rrish drejt, por lirshem, e patensionuar, larg cepit te tryezes jo me shume se kater gishta te shuplakes sate. Kembět eshte mirë t'i thyesh te gjunjet ne kend te drejte, kurse shputat e kembeve te jene paralel me njera-tjetren.
Para ngrenies dhe gjate pushimeve midis pjatave, duart mbaji mbi gjunje ose te mbeshteteset anësore të karrigeve.
Gjate ngrenies gjithmone duhet t'i mbash berylat te ngjeshur lehte pas trupit, duke u përpjekur ndërkohë te besh levizje te lirshme me duar, pa i prekur fqinjët. Në te gjitha rastet nuk keshillohet t'i mbeshtetësh berrylat në tryeze, jo vetëm se ne ketë rast duhet te përkulesh mbi pjatë, por se krahet e hapur me tepri do të pengojne fqinjet prane. Mbi tryeze mund te mbeshtetësh vetem kyçet e duarve.
Perjashtim nga kjo rregull mund te behet vetem në rastin kur bisedon me personin perballe dhe zhurma e orkestres nuk te le te degjosh bashkëbiseduesin. Në këte rast, teksa perkulesh perpara, mund te mbështetesh te berrylat e vene mbi tryeze. Por edhe kjo mund te lejohet kur pjata ende nuk është servirur.
Nuk këshillohet te mbështetesh faqen ose mjekren ne pellembët e duarve, kur rri ulur ne tryeze. Në gjuhen e gjesteve, nje qendrim i tille dëshmon per mosperfillje te plote, por dhe per mungese respekti ndaj te pranishmeve.
Nuk këshillohet te qendrosh kembe permbi kembe ose t'i shtrish kembet nen tryeze. Ne rastin e pare mund te lodhesh shpejt, kurse me te dyten mund te prekesh te tjeret, cka eshte e palejueshme.
Quhet mungese modestie dhe e pahijshme te ulesh ne cep te karriges, te lekundesh me te ( si ne shilares), te mbeshtetet duart ne shpinezen e karrigeve fqinje, te rrish e leshuar.
Rregullat e etikes parashikojne gjithashtu se nese dikujt i bie ne toke luga ose piruni, nuk duhet te perpiqet ta ngreje ate. Duhet te kerkoje nje tjeter pa dhene shpjegime, qe te mos terheqe vemendjen e te tjereve.
Kur mbaron dreka dhe ngrihesh nga tryeza, nuk duhet lene karrigia te vendi; ajo duhet afruar prane tryezes.
Kur ve peceten mbi tryeze ose ngrihet nga tryeza, e zonja ose i zoti i shtepise tegojne qe dreka ka mbaruar. Vetem pas kesaj shenje, edhe mysafiret mund te lene picetat e te ngrihen.
Si te sillemi ne tryeze?
Nje vajze e edukuar ne tryeze:
• Ha pa zhurme. Nuk perplas buzet, nuk i fryn supes, nuk e perplas lugen pas pjates.
• Nuk ha me kafshata te medha dhe nuk e mbush gojen aq sa t'i behen therrime nga goja.
• Nuk flet me gojen plot. Me pare e gelltit ushqimin, pastaj futet ne bisede.
• Thiken e mban ne doren e djathte, pirunin ne te majten. Nuk i kalon ato nga njera dore tek tjetra.
• Pulen( te zier a te pjekur) e merr nga pjatanca me pirun, pastaj e pret ne copa te vogla. Kur e ka te veshtire ta prese, mund ta kape kocken me gishta.
• Nuk e pret te gjithe thelen e mishit njeheresh ne copa te vogla. Ne fillim pret pak, e ha, pastaj pret copen tjeter.
• Halat e peshkut i nxjerr me pirun ose me gishta.
• Gishtat nuk i lepin, por i fshin ne pecete.
• Nuk ha me thike.
• Nuk perdor lugen, kur mund te perdore pirunin.
• Nuk pret me thike petulla, qofte, peshkun, omleten.... pra te gjitha ato qe i pret lehte piruni.
• Nuk i peshtyn berthamat e kompostos drejt e ne pjate. Me pare afron lugen te goja leshon berthamen aty, pastaj e zbraz ne pjate.
• Nuk zgjatet mbi gjithe tryezen por i lutet fqinjit t'i jape ate qe i duhet.
• Kurre nuk flet keq per pjaten qe i kane dhene. Edhe po te mos i pelqeje ajo haje, ajo nuk ua prish oreksin te tjereve dhe humorin te zoteve te shtepise.
• Kur mbaron se ngreni, i vendos pirunin dhe thiken ne pjate. Asnjehere nuk e lepin lugen apo pirunin.

Marre nga : Etika per vajza
Comments
Post a Comment